BDI sërish me akuza: Nxënësit e Gostivarit 19 ditë pa transport për në shkollë!

min lexim

“Situata po bëhet serioze. 19 ditë nxënësit nuk po shfrytëzojnë transportin e garantuar me ligj dhe që financohet për mes bllok dotacioneve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Drejtuesit e komunës dështojnë të realizojnë procedurat e tenderimit, edhe kur financat janë të garantuara nga pushteti qendror. Prindërit obligohen të pagaujnë nga buxheti i tyre familjar 100/200 denarë për çdo ditë pa pasur nevojë, pasi transportin e garantuatuar me financa e mbulon Ministria, e komuna dështon në menaxhimin e procedurave administrative”, thonë nga BDI.

Rreth rastit, kryetari i degës, Valdet Xhaferi ndërkohë ka shkruar që Komuna e Gostivarit në gjumë të thellë.

“Java e tretë, nxënësit nuk kanë transport për në shkollë, prindërit paguajnë nga xhepi i tyre. Komuna e Gostivarit në gjumë të thellë”, shkruan Xhaferi.

Nga BDI, ditë më parë reaguan duke thënë që organizimi i transportit të nxënësve është obligim i shkollave dhe komunës, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH, përmes bllok dotacioneve, për çdo fundmuaj, po transferon mjetet financiare në xhiro-llogarinë e Pushtetit Lokal.

“Justifikime nuk mund të ketë. Mjetet financiare sigurohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH, ndërsa Pushtetit Lokal i mbetet vetëm të organizon prokurimin publik. Asnjë ditë të mos presim që të ndodh ndonjë fatkeqësi, ashtu siç ka ndodhur në periudhën e afërt, që pastaj të merremi me pasojat. BDI, dega në Gostivar, kërkon nga drejtuesit e Pushtetit Lokal në Gostivar, urgjentisht të merren me tejkalimin e situatës së krijuar, pasi që lëvizja e nxënësve në këmbë sjellë rrezik nga prania e pakontrolluar e qenve të pastrehë në çdo vendbanim të Gostivarit. Neglizhenca dhe vonesa e krijuar po nevojë, nuk i shërbejnë aspak paralajmërimit për reduktimin e ndriçimit publik të rrugëve dhe bulevardeve, për shkak të krizës energjetike. Në një situatë të tillë, situata do të ishte e papërballueshme për nxënësit e ndërrimit të pasditës”, vërejtën nga kjo parti.

Ndërkohë, pritet sqarim nga komuna e Gostivarit.

Story i mëparshëm

Rita Ora ngacmon imagjinatën me fustanin transparent

Story i radhës

“Doja të vija, por kam frikë se më padit patronazhisti”, Berisha tregon mesazhin me qytetarin: Rama racist me veriun

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424