BDI reagon për avancimet në Doganën e Maqedonisë së Veriut

May 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 maj – Bashkimi Demokratik për Integrim tha se avancimet në Doganën e Maqedonisë së Veriut janë të gjithë me përkatësi maqedonase, pa asnjë shqiptar. BDI tha se kjo është një politike sistematike të përjashtimit etnik, që godet drejtpërdrejt bashkëjetesën dhe ekuilibrin ndëretnik në vend.

“Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj avancimit të fundit të 26 nëpunësve në Doganën e Maqedonisë së Veriut , të gjithë me përkatësi maqedonase, pa asnjë shqiptar.

Ky nuk është rast i izoluar, por vazhdimësi e një politike sistematike të përjashtimit etnik, që godet drejtpërdrejt bashkëjetesën dhe ekuilibrin ndëretnik në vend.

BDI rikujton se institucionet duhet të pasqyrojnë karakterin multietnik të shtetit dhe parimin kushtetues të përfaqësimit të barabartë.

Në vend të kësaj, po shohim kthim në struktura një-etnike dhe mohimin e realitetit shtetëror.

Kërkojmë reagim urgjent nga Qeveria dhe përgjegjësi nga ata që me heshtjen apo bashkëpunimin e tyre po e mundësojnë këtë kthim në praktika diskriminuese.

Nuk guxojmë lejojmë që shqiptarët të fshihen nga shteti.

Do të përdorim çdo mjet demokratik për të ndalur këtë monopol institucional dhe për ta rikthyer drejtësinë atje ku e meriton, te të gjithë qytetarët, njësoj”, tha BDI.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

45 për qind e popullsisë së rritur në Maqedoninë e Veriut janë duhanpirës

Story i radhës

Bullizmi, problem në shkolla! Ekspertët bëjnë apel: Të rritet numri i psikologëve për të menaxhuar si duhet rastet

Të fundit nga

Kuvend/ Filipçe propozon axhendën e takimit

Kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe, në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime theksoi që protokollet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe puna e Komisionit për Çështje Historike, janë temat që do
sqmken
ShkoLartë