BDI: Qeveria bllokon realizimin e projekteve infrastrukturore! Për tre muaj në vend që të ketë progres, ka ngecje

min lexim

 

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media ka shprehur shqetësimet lidhur me ngecjet e Qeverisë mono-etnike në realizimin e projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes së saj.

Në këto tre muaj, në vend që të ketë progres ka ngecje dhe shkurtim  mjetesh  të projekteve kyçe në infrastrukturën rrugore, siç janë  Korridori 8 dhe 10, autostrada Shkup-Bllacë, rruga Tetovë -Prizren, kontrolli i përbashkët i kufinjëve, hekurudha dhe projekte të tjera që janë të një rëndësie strategjike për vendin, thonë nga BDI.

 

Korridori 8, projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i shtetit që nga pavarësia, i cili lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Shqipërisë dhe vendet e rajonit, është një nga arteriet kryesore për  zhvillimin  ekonomik  dhe  integrimin rajonal dhe evropian.

Për fat të keq, qeveria me legjitimitet monoetnik qëllimisht zvarrit procedurat  e  nevojshme  për realizimin e këtij korridori evropian.

Menjëherë pas ardhjes në pushtet zvogëluan mjetet  buxhetore nga 15.1 mld denarë në 4 mld denarë.

Gjithashtu, kjo qeveri tregon se nuk ka vullnet të ndërtojë edhe autostradën Shkup – Bllacë. Përveç kësaj, edhe projekti për ndërtimin e rrugës  Tetovë- Prizren mbetet vetëm premtim parazgjedhor i tyre. Kanë ngecur të gjitha procedurat e filluara për realizimin e këtij projekti të miratuara nga qeveria e kaluar.  Nga këtu, pyesim institucionet kompetente pse nuk fillojnë me procedurat për zgjedhjen e  kompanisë  projektuese  për projektimin e tunelit të përbashkët Tetovë – Prizren me gjatësi 6.2 km, që parashihet në marrëveshjen e nënshkruar në mes dy vendeve në fillim të këtij viti.

 

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Në gjendje kritike për jetën! Këngëtarja e muzikës popullore pëson goditje në tru, humb shqisat e saj

Story i radhës

Bislimi takon nesër Lajçakun

Të fundit nga