bdi pse qeveria fsheh te verteten per lidhjet e agjencise rubikon 67ea6ffdcede5

BDI: Pse qeveria fsheh të vërtetën për lidhjet e agjencisë “Rubikon”?

March 31, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon transparencë të plotë nga qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me aktivitetet dhe përgjegjësinë e agjencisë së sigurimit “Rubikon” në natën tragjike në Koçan.

Kjo agjenci, e afërt me partinë në pushtet, ishte përgjegjëse për sigurinë e kabaresë në Koçan natën kur ndodhi tragjedia që mori 59 jetë të pafajshme.

Prandaj, qeveria ka për detyrë t’i japë publikut përgjigje të qarta:

• Kush janë klientët e tjerë të “Rubikon”?
• A kanë pasur kontrata të rregullta sigurie dhe sigurues të licencuar?
• A ka kryer ndonjëherë MPB inspektim ose kontroll mbi këtë agjenci?
• A po mbrohet kjo kompani për shkak të lidhjeve të saj me pushtetin?
• A është e vërtetë që kjo agjenci i shantazhon kompanitë që ta angazhojnë, duke u mburrur me lidhjet e saj të ngushta me autoritete të larta partiake?

Në vend që ta përdorë drejtësinë për të goditur kundërshtarët politikë, qeveria duhet të japë llogari për dështimet e saj dhe për ata që vërtet mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi.

BDI kërkon një hetim të plotë, të paanshëm dhe të drejtë për këtë rast, si dhe përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë lejuar një situatë të tillë të ndodhë.

Qytetarët meritojnë të vërtetën, jo lojëra politike dhe mbulim të skandaleve” – thonë nga BDI.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ka treguar egli me shume se une gjesti loredanes je zero nuk krahasohesh 67ea6c0527745
Story i mëparshëm

“Ka treguar Egli më shumë se unë?”, Gjesti – Loredanës: Je zero, nuk krahasohesh

zv ministrja e sportit safije shahini reagon per incidentin ne kumanove institucionet te zbardhin rastin 67ea7002de5e4
Story i radhës

Zv/ministrja e Sportit, Safije Shahini reagon për incidentin në Kumanovë: Institucionet të zbardhin rastin!

Të fundit nga

Boksieri shqiptar gati për sfidën e radhës

Kampioni shqiptar nga Shkodra vazhdon rrugëtimin drejt majave të boksit botëror, ndërsa për disa ditë në Gjermani ndeshet me kolumbianin, Castillo. Nelson Hysa, kampioni i Europës në peshat e rënda dhe një
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë