bdi presidentja siljanovska davkova u rreshtua ne anen e qeverise ne minimin e karakterit multietnik te shtetit 6819add784495

BDI: Presidentja Siljanovska Davkova u rreshtua në anën e Qeverisë në minimin e karakterit multietnik të shtetit

May 6, 2025
1 minut lexim

Në një kohë kur karakteri multietnik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është nën një kërcënim serioz, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u pozicionua hapur në anën e Qeverisë, duke injoruar mekanizmat për mbrojtjen nga majorizimi etnik.

Me deklaratën e saj se “nuk ka rëndësi sa deputetë shqiptarë do ta braktisin shumicën parlamentare, përderisa Qeveria ka 61 deputetë – nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme”, Presidentja dërgon një mesazh të qartë se balanca etnike dhe ndjeshmëria e partneriteteve koalicionuese nuk janë pjesë e prioriteteve të saj politike.

Siljanovska shumë lehtë e braktisi rolin kyç që Presidenti i shtetit duhet ta ketë – të jetë arbitër i drejtë i pozicioneve të ndryshme politike, me qëllim të bashkimit të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, politike apo çfarëdo përkatësie tjetër.

Në vend që të jetë bashkuese, ajo zgjodhi të jetë pjesë e polarizimit partiak.

Në vend që të jetë zë i detyrimit kushtetues për ndërtimin e kohezionit dhe konsensusit, Presidentja zgjodhi të bëhet zëdhënëse e dominimit njëetnik.

Kjo qasje kujton kohët e errëta kur majorizimi, i kamufluar pas “sistemeve të meritës” dhe “respektimit të ligjeve”, ishte mjet për shtypje sistematike të shqiptarëve.

Është e qartë se përderisa nuk sigurohen mekanizma shtesë kushtetues dhe politikë që do të garantojnë konsensualitetin në zgjedhjen dhe funksionimin e Presidentit, ky funksion do të vazhdojë të perceptohet si ekskluzivisht etnik – eiorientuar vetëm drejt nevojave të një komuniteti.

Nëse Siljanovska Davkova nuk e rishqyrton qëndrimin e saj, rrezikon të njihet vetëm nga një pjesë e popullsisë.

Populli shqiptar nuk do ta njohë funksionin e saj si të vetin, por si të huaj dhe joautentik për karakterin multietnik të shtetit.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

pse gjyqi i diddy t nuk do te transmetohet ne televizion ekziston nje arsye e rendesishme 6819a9a2439f1
Story i mëparshëm

Pse gjyqi i Diddy-t nuk do të transmetohet në televizion? Ekziston një arsye e rëndësishme

pa uje disa pjese te shkupit dhe rrethines 6819addd056c3
Story i radhës

Pa ujë disa pjesë të Shkupit dhe rrethinës

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë