bdi per qeverine shqiptaret jane te padukshem asnje perfaqesues shqiptar ne delegacionin ne emiratet e bashkuara arabe 67ff4fecbff14

BDI: Për qeverinë shqiptarët janë të padukshëm, asnjë përfaqësues shqiptar në delegacionin në Emiratet e Bashkuara Arabe

April 16, 2025
min lexim

BDI e dënon ashpër vendimin e kryeministrit dhe të qeverisë për të realizuar një vizitë njëjavore në Emiratet e Bashkuara Arabe – në Abu Dhabi dhe Dubai – pa praninë e asnjë përfaqësuesi nga partitë politike shqiptare pjesë e qeverisë.

“Ky veprim përbën edhe një fyerje tjetër në vargun e nënçmimeve dhe demonstrim të mosrespektit ndaj partnerëve të koalicionit dhe, më me rëndësi, ndaj popullit shqiptar në vend. Me këtë vendim, qeveria dëshmon qartë se partitë shqiptare që vendosën të jenë pjesë e këtij përbërjeje qeveritare janë krejtësisht irrelevante.Se janë vetëm statistë të heshtur, pa peshë, pa zë dhe pa të drejtë për të marrë pjesë në vendimmarrjen e politikave shtetërore”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Sipas partisë së Ahmetit delegacioni qeveritar nuk ishte turistik, por shtetëror – me ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet ekonomike dhe politike të shtetit tonë.

“Mungesa e përfaqësuesve shqiptarë dërgon një mesazh të qartë: shqiptarët nuk konsiderohen faktor në ndërtimin e së ardhmes së shtetit. Por kjo nuk është vetëm fyerje për partitë – kjo është një fyerje edhe më e madhe për të gjithë shqiptarët. Injorohen ekspertët tanë, sektori ynë i biznesit, diaspora jonë dhe kontributi ynë në shtet. Qeveria në këtë mënyrë krijon dy kategori qytetarësh: ata që janë bartës të shtetit dhe të tjerët – që trajtohen si mysafirë në shtëpinë e vet. BDI, si parti që me dekada është angazhuar për barazi, përfaqësim dhe dinjitet të shqiptarëve, nuk mundet dhe nuk do të heshtë”, thonë nga BDI.

Sipas BDI-së veprimet e tilla janë edhe një dëshmi se qeveria nuk e kupton dhe nuk e respekton thelbin multietnik të shtetit.
“Në vend të barazisë – marrim injorim. Në vend të partneritetit – marrim poshtërim. E ftojmë kryeministrin që të kërkojë falje publike para shqiptarëve dhe të japë llogari para opinionit – a është ky vizioni i tij për të ardhmen e shtetit? Dhe i bëjmë thirrje partive shqiptare në qeveri – me heshtjen e tyre janë bashkëpërgjegjëse në këtë diskriminim. BDI mbetet zëri dhe mburoja e shqiptarëve. Dhe nuk guxojmë të lejojmë që kjo politikë e injorimit dhe asimetrisë të bëhet normalitet”, thuhet në njoftimin e BDi-së.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

modelja tyra banks tregon arsyen se perse u transferua ne australi rashe ne dashuri menjehere me vendin 67ff4bb416f9a
Story i mëparshëm

Modelja Tyra Banks tregon arsyen se përse u transferua në Australi: Rashë në dashuri menjëherë me vendin

komunikacioni ne rruget shteterore zhvillohet panderprere rruget ne disa vende te lageshta 67ff4ff248328
Story i radhës

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, rrugët në disa vende të lagështa

Të fundit nga

LSDM kërkon dorëheqje nga Lutkov

4 Shkup, 20 prill – “Nëse Lutkov nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet e tij, le të japë dorëheqje. Punëtorët e kulturës nuk janë statistë në shoqëri”, reagon LSDM-ja, pasi mbi

Gjesti e Egli të pandashëm pas BBVA

Banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë organizuar një party, ku bashkë me ta janë edhe stafi realizues i formatit të famshëm televiziv. Banorët po ndajnë momente të veçanta nga ky
ShkoLartë