BDI nuk është në pozitë të vështirë, madje sipas sekretarit të përgjithshëm të integristëve, ajo do të dëshmojë në periudhën që vijon, se do të fuqizohet edhe më shumë.
Kështu është shprehur në Click Plus Faton Ahmeti nga BDI.
“BDI aspak nuk është në pozitë të vështirë. Kjo çfarë ndodh në Maqedoninë e Veriut është situatë e keq dhe shumë e rëndë për shqiptarët, sepse shqiptarët goditen direkt me të gjitha këto ndryshimet që janë duke i përjetuar në këtë periudhë, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të organizohet më fuqishëm dhe do ta dëshmojmë në periudhën që vijon se BDI është po ajo që ka qenë dhe do të fuqizohet edhe më shumë”, tha Ahmeti.
Burimi: TV21