bdi njeriu i putinit dhe mohuesi i srebrenices i ftuar nderi ne ministrine e marreveshjes se ohrit 6798979fdb6f6

BDI: Njeriu i Putinit dhe mohuesi i Srebrenicës i ftuar nderi në ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit

January 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 janar – BDI në një kumtesë për media ka reaguar në lidhje me vizitën e Miroslav Dodikut në Maqedoninë e Veriut, i cili u prit nga zv.kryeministri Ivan Stoilkoviq. Nga BDI thonë se ky është akt që tejkalon çdo kufi morali dhe logjike, politike.

“Në një akt që tejkalon çdo kufi morali dhe logjike politike, në ndërtesën që supozohet të simbolizojë Marrëveshjen e Ohrit dhe harmoninë ndëretnike, u pranua dhe u nderua Miroslav Dodik – krahu i zgjatur i Vladimir Putinit, njeriu që punon për ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe njeriu që lavdëron masakrën çnjerëzore të Srebrenicës”.

“Si është e mundur që njeriu i izoluar nga bota demokratike, që mbjell përçarje dhe urrejtje, të mirëpritet në mënyrë zyrtare nga një qeveri që pretendon se përfaqëson vlerat euroatlantike dhe paqen ndëretnike? Çfarë mesazhi po dërgon kjo qeveri tek qytetarët shqiptarë, tek familjet e viktimave të gjenocideve, tek ata që ende besojnë në drejtësi dhe dinjitet?”.

“Ky akt është një goditje e rëndë për Marrëveshjen e Ohrit. Prania e Dodikut aty është një shuplakë për viktimat e Srebrenicës, për shqiptarët dhe për çdo qytetar që beson në lirinë dhe barazinë. Është një mesazh që tregon se kjo qeveri përveç që pa legjitimitet, ka humbur edhe çdo ndjenjë respekti ndaj historisë dhe sakrificave tona”.

“Kjo është dita kur të gjithë ne u ndjemë të ofenduar. Sot, të gjithë jemi të turpëruar. Dhe sot, të gjithë e kuptuam se ky pushtet ka shkelur çdo vijë të kuqe. Ky turp nuk duhet të harrohet kurrë. Ky është momenti kur duhet t’i kujtojmë vetes se dinjiteti nuk blihet dhe historia nuk falet. Për ata që besojnë se mund të luajnë me ndjenjat dhe vlerat tona: e keni gabim”.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sefer selimi njeriu i putinit milorad dodik kembekryq ne mes te shkupit me flamur te republika srbska 679896ed9dd56
Story i mëparshëm

Sefer Selimi: Njeriu i Putinit, Milorad Dodik, këmbëkryq në mes të Shkupit me flamur të Republika Srbska

perplasen dy makina ne aksin levan tepelene plagosen drejtuesit 67989c8d16d3a
Story i radhës

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, plagosen drejtuesit

Të fundit nga

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Çair

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer këqyrje në vendngjarje në komunën e Çairit të Shkupit, ku mbrëmë në një incident me armë zjarri ka mbetur i vrarë një
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë