bdi ne skenen publike do te na demonstrohet koalicioni monoetnik qe ka per qellim thelbesor te riformatoje modelin politik te shtetit 67ee48786a35b

BDI: Në skenën publike do të na demonstrohet koalicioni monoetnik, që ka për qëllim thelbësor të riformatojë modelin politik të shtetit

April 3, 2025
1 minut lexim

Paralajmërimet e Bashkimit Demokratik për Integrim sot, në ora 14:00, do të marrin formë të dukshme.

Në skenën publike do të na demonstrohet koalicioni monoetnik, që ka për qëllim thelbësor të riformatojë modelin politik të shtetit – nga një demokraci multietnike, në një demokraci monoetnike.

Edhe pse në opinion do të prezantohen pika të tjera, na lejoni t’jua prezantojmë rendin e ditës së takimit të sotëm – atë që nuk do ta dëgjoni në publik:

Pika 1: Mosndëshkueshmëria, Si të mos mbajnë përgjegjësi.

Çfarë sistemi gjyqësor u nevojitet në mënyrë që të vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin në publik, por në thelb të mbrojnë njëri-tjetrin – edhe kur bëhet fjalë për tragjedi si ajo e Koçanit. .

Pika 2: Si t’i largojnë shqiptarët nga të gjitha vendimmarjet politike dhe ekonomike, nga të gjitha nivelet e pushtetit në shtet, dhe më pas t’i mbajnë në periferi të zhvillimeve shoqërore.

Ky plan nuk është i ri – është përgatitur para tre vitesh me marrëveshjen notore Mickoski Zaev me ndërmjetësim të oligarkëve, kryesisht si çadër mbrojtëse për oligarkinë tranzicionale në vend.

Plani tashmë po realizohet, përmes shfuqizimit të Balancerit, vendimmarrjes monoetnike të Gjykatës Kushtetuese, por edhe largimit sistematik të shqiptarëve nga një numër i madh pozicionesh të larta në administratën shtetërore.

Duhet theksuar se zbatimi i këtij plani është i pamundur pa gjetjen e “shqiptarëve të ndershëm” – ata që do të shërbejnë për të krijuar një legjitimitet të rremë për një konsensus të supozuar multietnik për këtë ristrukturim politik.

U bëjmë thirrje të gjithë spektrit politik dhe jo politik shqiptar në vend, përfshirë edhe liderët e koalicionit VLEN, që së bashku ose secili veçmas, të shprehin qartë dhe fuqishëm revoltën e tyre ndaj këtij tentimi për të riformatuar shtetin dhe të mos lejojnë të përfshihen në një plan për diskualifikimin e plotë të shqiptarëve nga rrjedhat shoqërore.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ia mori vendin e punes veprimi befasues i fjolarba ponarit ndaj luana vjollces 67ee44416a5f8
Story i mëparshëm

Ia mori vendin e punës, veprimi befasues i Fjolarba Ponarit ndaj Luana Vjollcës

qeveria me rritjen lineare te pensioneve prej 5 000 denaresh pensioni me i ulet ne mars arrin ne 18 192 denare ndersa mesatari eshte 26 258 denare 67ee487bddb87
Story i radhës

Qeveria: Me rritjen lineare të pensioneve prej 5.000 denarësh, pensioni më i ulët në mars arrin në 18.192 denarë, ndërsa mesatari është 26.258 denarë

Të fundit nga

A po shkon bota në recesion?

Tarifat e presidentit të SHBA, Donald Trump kanë ndezur zjarre në tregjet globale të aksioneve, por a do të thotë kjo se po shkojmë drejt një recesioni? Gjëja e parë që duhet
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë