BDI: Mickoski vazhdon me shpifje, le të publikojë çdo komunikimin me BDI-në

October 31, 2024
1 minut lexim


Nga Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave kanë reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Mickoski, i cili ky i fundit nga foltorja e Kuvendit deklaroi se anëtarë të BDI-së i kanë dërguar porosi që të jenë pjesë e Qeverisë edhe me më pak funksione se sa që ka VLEN-i, përcjell TV21.

Nga BDI thonë se të gjitha këto janë shpifje dhe kërkojnë nga kryeministri Mickoski që të gjitha porositë të publikohen.


Reagimi i plotë i BDI-së

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që Kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet etnik, në mungesë të argumenteve, vazhdon të shpif dhe të krijon situata të pa qena për ti shërbyer një defokusimi të çastit që të nxirret nga situatat e sikletshme të përditshme.


Në fillim ishte banesa në Butel me njerëz të armatosur, mandej ishte betimi i tij që asnjëherë nuk do ta njoh emrin kushtetues dhe marrëveshjen e Prespës, pastaj fliste që shteti do të destabilizohet në shtator, gjithashtu projektin e Korridorit 8 e quante krim epik korruptiv e në fund tha që është arritje historike, thoshte edhe që do ta anulojë rritjen e rrogave prej 78% për funksionerët dhe shumë gjëra të tjera që u dëshmuan se ishin gënjeshtra.

Njëjtë edhe “sms” porositë nga BDI janë gënjeshtra.


Kërkojmë nga Mickovski që t’i publikojë menjëherë, që sonte, ndryshe, do të jetë një gënjeshtar dhe shpifës ordiner nga foltorja e parlamentit.

BDI mbetet e përkushtuar në prioritetet e veta dhe të qytetarëve të cilat për fat të keq kjo Qeveri pa legjitimitet etnik, nuk i ka, por përkundrazi po na largon nga Europa dhe nga marrëdhëniet e mira ndëretnike e ndërfqinjësore”, thonë nga BDI.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykata Kushtetuese pezulloi një dispozitë nga Rregullorja për akomodim dhe rregull në Armatë, e cila i përket kryerjes së lirë të riteve fetare

Story i radhës

Gazetari “plas” bombën: Merremi me Licët e Bajrat, por në Shkodër ka 30 grupe kriminale

Të fundit nga

ShkoLartë