BDI: Mickoski të botojë SMS porositë sot

November 1, 2024
1 minut lexim

 

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar sërish nga kryeministri, Hrisitjan Mickoski që të publikojë mesazhet që ai pretendonte se i ka pranuar nga funksionarë të lartë nga BDI.

Nga BDI thonë se gjithçka është gënjeshtër, ndaj pretendimet e kësaj qeveria po demantohen.

Reagimi i plotë:

Edhe pas 12 orëve të plota, Kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet etnik, Hristijan Mickovski, nuk i publikoi pretendimet e tija për SMS porosi të pranuara nga funksionerë të lartë nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Të gjithë ne në BDI kërkojmë që Mickovski ti publikojë ato SMS porosi sot, menjëherë, pa asnjë vonesë.

Kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet etnik, në mungesë të argumenteve dhe projekteve si dhe nën izolim ndërkombëtar, i zënë ngusht në Kuvend, shpif që të nxirret nga situatat e sikletshme të përditshme.

Të gjitha që u thanë nga kjo qeveri u demantuan, të gjitha pa asnjë përjashtim.

Edhe banesa në Butel me njerëz të armatosur, edhe betimi i tij që asnjëherë nuk do ta njoh emrin kushtetues dhe marrëveshjen e Prespës, edhe destabilizimi në shtator, edhe “krimi epik” i Korridorit 8, edhe blerja e pllaceve në rrugën Shkup-Bllacë, edhe anulimi i rritjes së rrogave prej 78% për funksionerët dhe të gjitha të tjerat u dëshmuan se ishin mashtrim.

Edhe “sms” porositë nga BDI drejtuar Mickovskit janë gënjeshtra.

BDI angazhohet për një Maqedoni europiane, me sundim joselektiv të ligjit, barazi etnike dhe fqinjësi të mirë, prioritete këto që për fat të keq nuk i ndan Qeveria pa legjitimitet etnik, por përkundrazi po na largon nga Europa dhe nga marrëdhëniet e mira ndëretnike e ndërfqinjësore.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A ndikon vërtet muzika në rritjen e bimëve?

Story i radhës

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, vdes një person

Të fundit nga

ShkoLartë