BDI me kritika ndaj VLEN-it për gjuhën shqipe

min lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se Izet Mexhiti e prezantoi Ligjin për gjuhën shqipe në vitin 2017 që siç thotë BDI, në formë dukshëm më të dobët se sa ligjin që u miratua në vitin 2019, përcjell TV21. BDI përmendi edhe Arben Taravarin ku tha se, ndonëse  pretendon se ai e solli Ligjin për gjuhën, në Qeveri nuk e ka hapur gojën kur është miratuar.

Tutje BDI tha se, Izet Mexhiti dhe VLEN-i janë shndërruar tashmë në mbrojtës dhe promotor të denjë të politikave anti-shqiptare të VMRO-së.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dhe qytetarët janë të shokuar nga gënjeshtrat brutale dhe të përditshme të humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorëve të VMRO, të prirë nga Izet Mexhiti, për gjuhën zyrtare shqipe dhe përpjekjen e Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar atë. 

Në çdo paraqitje mediatike flasin gënjeshtra paturpësisht, në çdo veprim bëjnë gabim. 

Në kaq pak kohë pushtet, Izeti dhe VLEN-i vazhdojnë të rrënojnë çdo të arritur për shqiptarët.

Dje, Izeti kërkoi llogari nga BDI se pse e kemi pranuar Ligjin e shqipes kështu siç është?! 

Izeti e di përgjigjen, sepse vet ai i priu grupit negociator nga BDI me LSDM dhe e ka prezentuar Ligjin në Kryesi të partisë, edhe atë në formë dukshëm më të dobët se sa ligjin që u miratua në vitin 2019. 

Po atë ligj, Taravari pretendon se ai e ka sjellur, në shumë deklarata publike, edhepse në Qeveri nuk e ka hapur gojën kur është miratuar ligji. 

Izeti dhe VLEN-i si vazal dhe pa legjitimitet, janë shndërruar tashmë në mbrojtës dhe promotor të denjë të politikave anti-shqiptare të VMRO-së dhe çdo sulm ndaj shqiptarëve mundohen ta relativizojnë dhe ta tërheqin vëmendjen te BDI dhe Fronti Evropian.

Kështu ndodhi edhe me emërimin e Stoilkoviqit të Putinit për ministër të Marrëveshjes së Ohrit, heqjen e Balancuesit, ndërprerjen e punimeve në Korridorin 8, me nënçmimin e presidentes së Republikës së Kosovës, me tentimin për ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani… e deri me përgatitjen e terrenit për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, thotë BDI.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kryediplomatja e Finlandës arrin në Kosovë, pritet në aeroport nga ministrja Gëvalla

Story i radhës

Ndihmoi autorin të fshihte trupin e të atit pasi e vrau, arrestohet bashkëpunëtori i 30-vjeçarit!

Të fundit nga