BDI me komunikatë për zhvillimet e javës që kaloi, harron të përmend futjen e Grubit në listën e zezë amerikane

December 15, 2024
1 minut lexim

BDI me komunikatë për zhvillimet e javës që kaloi, harron të përmend futjen e Grubit në listën e zezë amerikane

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dërguar një komunikatë për media, në të cilën përmend zhvillimet dhe ngjarjet që kanë ndodhur javën e kaluar, e për të cilat, kjo parti ka shfaqur disa kritika ndaj qeverisë.
Por ajo që nga kjo parti kanë harruar të përmendin është futja në listën e zezë amerikan të Artan Grubit, ish zv/kryeministrit të parë për korrupsion të lartë.
Siç edhe dihet, Grubi së bashku me gjykatësin Enver Bexheti, akuzohen për korrupsion të lartë, duke ndikuar në lirimin e Sasho Mijallkovit.
Madje, edhe prokuroria menjëherë ka hapur lëndë, ndërsa MPB ka kryer bastisje edhe në Këshillin Gjyqësor për të parë se si është ndikuar në lëndët “Fortesa”, ku akuzohej ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shiu ka pushuar, por banorët mbeten të bllokuar! Qytetarja në Durrës: Nuk dalim dot nga shtëpia prej dy ditësh

Story i radhës

Shpreh optimizmin

Të fundit nga

ShkoLartë