Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me tabelën e vendosur në Mega Parkun e Butelit, që siç thanë, nuk respektuan dygjuhësinë duke mos vendosur gjuhën shqipe përkrah asaj maqedonase, duke shtuar se pati një sërë kërkesash e reagimesh nga ana e tyre, shrkuan TV21. BDI tha se atë që duhet ta bënin institucionet kompetente, e bënë qytetarët dule e vendosur tabelën edhe në gjuhën shqipe, veprim që siç thanë, është në përputhje të plotë me ligjin.
“Atë që e bënë qytetarët në fakt duhej ta bënin komuna e Butelit dhe Qyteti i Shkupit dhe shtrohet një pyetje e thjeshtë: Pse duhej të krijohej gjithë kjo situatë? Pse duhej të arrihej deri te ky veprim ku gjithçka mund të zgjidhej në mënyrë më të thjeshtë dhe institucionale, pa nxitur ndarje, pa diskriminuar dhe pa cenuar ndjenjat e asnjë qytetari. Respektimi i gjuhës shqipe nuk i merr asgjë askujt, përkundrazi, u jep të gjithëve atë që u takon dhe dëshmon ee bashkëjetesa ndërtohet mbi barazinë, respektin deh zabatimin e ligjit. Ky veprim është në përputhje em ligjin ndërsa institucionet dhe personat përgjegjës që nuk e kanë zbatuar atë, duhet të japin llogari për mos veprimin e tyre”, tha BDI.
Burimi:TV21


