BDI: Hyzmeqarët nga VLEN na largojnë nga Europa e Amerika, afrohen me Kinën dhe Rusinë

September 29, 2024
1 minut lexim

 

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e më tepër nga integrimi në Bashkimin Europian dhe po e afrojnë shtetin në partneritet strategjik dhe varësi finansiare me Kinën dhe Rusinë.

Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështimi më i madh për qeverinë me legjitimitet monoetnik.

Rikujtojmë qytetarët që partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore dhe u zotuan që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës europiane të vendit.

Gjithashtu premtuan që për tre ose gjashtë muaj do ta ndryshojnë kushtetutën, në të kundërtën do ta braktisin qeverinë.

Por, ata sërish gënjyen dhe i mashtruan qytetarët.

Për 100 ditë e larguan shtetin nga Europa, e armiqësuan me Greqinë, Bulgarinë, Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa e afruan ne Serbinë, Hungarinë, Rusinë dhe Kinën.

BDI mbetet gardian i partneritet tonë euro-amerikan dhe me asnjë çmim nuk do të lejojë ndryshim të kursit perendimor të shtetit” – thuhet në kumtesë. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Izraeli thotë se e ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut

Story i radhës

Arrestohet një person në Gjermani, dyshohet për shkaktimin e zjarreve që lënduan 30 persona

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë