bdi hetimi per zjarrin ne kocan mbetet shembull per improvizim juridik 68037cab9c924

BDI: Hetimi për zjarrin në Koçan mbetet shembull për improvizim juridik

April 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 prill – Në konferencën e fundit për shtyp, Prokurori i Përgjithshëm u mbështet në shembuj ndërkombëtarë – nga Rumania, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara – për të justifikuar vendimin e tij për të zbatuar një koncept të zgjatur të përgjegjësisë dhe për të ngritur akuza ndaj personave që nuk kanë pasur asnjë lidhje me tragjedinë gjatë 15 viteve të fundit.

Por e vërteta që zbuluan mediat është krejt e kundërta: në të gjitha këto raste, përgjegjësia iu atribuua vetëm personave drejtpërdrejt të përfshirë – zakonisht nga tre deri në pesë individë – pa nisur procese ndaj ish-zyrtarëve, dhe pa përpjekje për të rishkruar fajësinë historike.

Ky rast po shndërrohet në një shembull të veçantë të improvizimit ligjor, i udhëhequr jo nga parimet e drejtësisë, por nga etja për duartrokitje.

Në vend që hetimi të zhvillohet me standarde të drejtësisë, prokuroria po e orienton atë drejt populizmit dhe shpëtimit të Qeverisë.

E gjithë bota akademike dhe juridike ka ngritur zërin: kjo qasje është antikushtetuese, në kundërshtim me praktikën ligjore dhe thellësisht joprofesionale.

Kjo nuk buron nga shkenca e së drejtës, por nga një marrëveshje politike me pushtetin ekzekutiv.

Shnërrimi i një tragjedie në mjet për përfitim personal apo promovim institucional është një devijim i rrezikshëm që mund të sjellë pasoja të mëdha.

Prandaj, e përsërisim edhe një herë apelin tonë:

Prokuroria duhet menjëherë ta ndërpresë lidhjen transaksionare me Qeverinë.

E drejta nuk praktikohet sipas porosisë. Karrierat e politikanëve dhe prokurorëve nuk mund të ndërtohen mbi tragjeditë e të tjerëve.

Përgjegjësia për këtë qasje – dhe për gjithçka që mund t’u ndodhë personave të ndaluar padrejtësisht – do të bjerë mbi individë konkretë.

Historia, drejtësia dhe opinioni publik do t’i mbajnë mend këta emra – jo si heronj të drejtësisë, por si shembull i keqpërdorimit të sistemit ligjor nën presionin e pushtetit dhe të turmës.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

cifti qe humbi jeten mbreme ne aksidentin ne dalje te kercoves 68037ca6d4576
Story i mëparshëm

Çifti që humbi jetën mbrëmë në aksidentin në dalje të Kërçovës

meta shqiptareve iu duhen 102 vite pune per te blere banese kryeministri pi vere 33 mije euro shishja 680382132f5c6
Story i radhës

Meta: Shqiptarëve iu duhen 102 vite punë për të blerë banesë, kryeministri pi verë 33 mijë euro shishja

Të fundit nga

ShkoLartë