“Nuk fillon sezoni i ngrohjes në shkollat e Gostivarit. Gjashtë ditë shkollat pa nxemje” shpalosën vërejtje nga BDI, dega Gostivar për Komunën e Gostivarit.
“Pushteti Lokal, obligohet që nga 15 tetori deri 15 prill të vitit të adhshëm të mundëson sezonin e ngrohjes në objektet shkollore, me atë që paraprakisht të ketë realizuar procedurën e furnizimit me lëndë djegëse. Edhe pse e obliguar që nga 15 tetori të fillon me sezoni i ngrohjes, komuna e Gostivarit ende nuk e ka bërë këtë, duke lënë nxënësit dhe mësimdhënësit që në temperatura të ulëta, sidomos në orët e para të ndërrimit të paraditës dhe orët e fundit të ndërrimit të pasditës, të realizojnë procesin edukativo – arsimor”, thuhet në reagimin e degës së Gostivarit.
Nga atje ftojnë drejtuesit e komunës që sa më shpejt t’i japin fund, siç thonë ato neglizhencës, dhe urgjentisht të furnizojnë objektet shkollore me lëndë djegëse.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kryer obligimet financare përmes bllok dotacioneve, Pushteti lokal nuk është i aftë të realizon procedurën tenderike në afatet e parapara. Koston nga neglizhenca dhe papërgjegjësia e tyre, e paguajnë nxënësit dhe mësimdhënësit”, thonë nga BDI, dega në Gostivar.