BDI: Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

November 17, 2024
1 minut lexim

 

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një herë se ky do të jetë dëmi më i madh ndaj karakterit multietnik të shtetit tonë.

Një vendim i tillë do të përfaqësonte gozhdën e fundit në arkivolin e Marrëveshjes së Ohrit dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për harmoninë ndëretnike që garanton Marrëveshja e Ohrit.

BDI u bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, SHBA, NATO-s dhe BE-së si garantues të MO-së, shoqërisë civile si dhe Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që të reagojnë me urgjencë ndaj këtij rreziku që i kanoset frymës dhe arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit.

Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që vetë thelbi i marrëveshjes së paqes të vihet në rrezik.

Kjo është vija që nuk duhet dhe nuk mund të kapërcehet!

Shqiptarët janë thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga këto përpjekje për të kthyer vendin pas, në një kohë kur synimi i përbashkët duhet të jetë avancimi drejt një shoqërie të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të përdorë të gjitha mekanizmat demokratikë dhe ndërkombëtarë për të ndaluar këtë vendim të rrezikshëm dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe të të gjithë qytetarëve të vendit. Esenca e paqes dhe e bashkëjetesës nuk është vetëm një marrëveshje në letër; ajo është garancia e së ardhmes sonë të përbashkët.

BDI mbetet e vendosur që ta mbrojë këtë vijë me çdo mjet demokratik dhe ligjor. Çdo përpjekje për të cënuar të drejtat e garantuara me sakrifica të mëdha do të hasë në kundërshtimin më të ashpër të çdo qytetari që beson në paqe, drejtësi dhe barazi” – thonë nga BDI. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ishte me mua në shtrat kur…”/ Livia tregon mesazhet e Mevlanit, ja momenti kur nuhata tradhtinë

Story i radhës

Rubio: Nga “Marco i vogël” në ministër të Jashtëm të SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë