BUJAR OSMANI 2

BDI fshihet pas protestës së studentëve- zbulohen prapaskenat! (FOTO)

May 14, 2026
1 minut lexim

BDI po tregon hapur se ka gisht në organizimin e protestës së studentëve të juridikut të paralajmëruar për më 18 maj në Shkup. Këtë po e demonstron përmes thirrjes nëpër rrjetet sociale (shih foto), ndërsa e la të pazgjidhur çështjen e provimit të jurisprudencës për studentët shqiptarë për 20 vite të plota, shkruan ShqipOnline

FB IMG 1778788322700

Nuk është e rastësishme që një emër si Bujar Osmani, me aktivistë të rinj partiak të ketë kërkuar të mobilizojë 2.000 aktivistë për protestën edhe atë duke kërkuar të sigurohen aktivistë “të zhurmshëm”. Çfarë skenari po përgatisin?!

Mediat paralajmëruan për prezencë të elementeve partiake edhe në protestën e parë, ku pamë defilimin e funksionarëve partiak të cilët ishin “të padëshirueshëm”. Atyre iu ndalua të dalin në krye të protestës. Gjuha shqipe dhe protesta tani kanë një adresë- selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël dhe protestat po keqpërdoren për karrierat politike të Bujar Osmanit, Blerim Bexhetit, Musa Xhaferit si dhe ambiciet karrieriste të Denion Meidanit!

Sepse kjo është bërë histeri edhe në Tiranë, në mediat e atjeshme nga artistë e politikanë të cilët po ngrenë zërin tani, ndërsa nuk pamë asnjë reagim për rastet e montuara ndaj shqiptarëve, si Monstra, Lagja e Trimave, vrasja e komandantëve etj, kur në pushtet ishte BDI.

VLEN në vazhdimësi ka përsëritur se mbështet protestën e studentëve duke premtuar zgjidhje, jo siç bënte BDI-ja dikur kur kërcënonte studentët të mos dalin në protesta për të drejtat e tyre.

Pasi e njëjta BDI e cila fshihet pas protestave të studentëve, për vite me radhë kishte mundësi ta zgjidhte çështjen përmes Ministrisë së Drejtësisë, por nuk e bëri. Dhe çdo thirrje e tyre sot nuk është thirrje për zgjidhje, por për të shpëtuar kokën nga të bëmat dhe të palarat e tyre.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pse pentagoni ndaloi papritur dergimin e 4000 trupave ne evrope 6a0622a9bb22a
Lajmi i mëparshëm

Pse Pentagoni ndaloi papritur dërgimin e 4,000 trupave në Evropë

nxenesin 14 vjecar e rrahen para shkolles ne shkup pastaj pamjet i publikuan ne rrjetet sociale 6a062ccf4d31d
Lajmi i radhës

Nxënësin 14 vjeçar e rrahën para shkollës në Shkup, pastaj pamjet i publikuan në rrjetet sociale

Të fundit nga

ShkoLartë