BDI: Ekonomia po shkon drejt kolapsit! Ajdari: Nënçmues premtimi i VLEN-it për ndarjen e 10 mijë eurove në formë të aksioneve për çdo qytetar!

October 6, 2024
1 minut lexim

 

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes deputetes Rina Ajdari ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë për dështimet në sferën e ekomisë brenda këtyre 100 ditëve.

Sipas Ajdarit qesharak dhe nënçmues ishte premtimi i VLEN për ndarjen e 10 mijë eurove në formë të aksioneve për çdo qytetar.

Sipas integristëve ka ndodhur e kundërta dhe se Qeveria në vend se të kujdeset për borxhin publik e ka rritur të njejtin.

RINA AJDARI – DEPUTETE E BDI-së

“Ndodhi e kunderta, ne vend qe Qeveria te mbaj nen kontroll borxhin publik e rriti po te njejtin per mbi 180 milion Euro edhe ate me huamarrje te dyshimta, jotransparente, me kamata te larta prej 3,25% per te cilat vendi duhet te paguaj koncesione te ndryshme. Dhe pikerisht per kete duhet qe institucionet perkatese te marrin masat e duhura, duke pasur informacione qe institucione kredibile nderkombetare kan pasur oferta per kredi me te favorvshme me interes nder 3.25 %.”, tha ajo.

 Dëshmi më e mirë sipas Ajdarit se ekonomia e vendit shkon drejt fundosjes, jane raportet e entit statistikor te vendit ku pas shume vitesh kemi, Renie te prodhimit industrial me 1.6%, Renie te pages mesatare ne vend me 3% krahasuar Gusht-Korrik.

 Integristët kanë edhe një propozim.

RINA AJDARI – DEPUTETE

“Bashkimi Demokratik per Integrim u ben thirrje institucioneve qe urgjentisht te ndermerren masa konkrete

  • per rritjen e pages minimale ne minimum 450 Euro, dhe ne menyre lineare per te gjitha pagat tjera ne vend.
  • per subvencionimin e kompanive vendore qe te rrisin konkurentshmerine e tyre
  • te mbulohen harxhimet rrugore te te punesuarve qe vendin e punes e kan me shume se 15 km nga vendi ku jetoje

Ndryshe, reagimi i integristëve është një nga të shumtët që kanë paralajmëruar nga Fronti Europian pas vendimit të ministrave për të numëruar sukseset e 100 ditëshit të parë. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LSDM: Çdo natë ka incidente e të shtëna, VMRO dhe Toshkovski të paaftë që t’i mbrojnë qytetarët

Story i radhës

“Edhe një shtet i ri shqiptar!”, Ngjela kritika historianëve shqiptarë: Pse nuk është themeluar ende ky institut?

Të fundit nga

ShkoLartë