anketa me e re ali ahmeti mbetet lideri me i besuar te shqiptaret 6a49150136453

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

August 14, 2026
1 minut lexim

BDI shpreh shqetësim serioz për ngritjen e një aktakuze politike për përgjegjësi individuale që buron nga një vendim kolektiv. Pas dy vitesh hetim, opinioni meriton të dijë mbi cilat prova dhe argumente konkrete mbështetet një akuzë e tillë.

Ne respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, por njëkohësisht kërkojmë drejtësi të barabartë dhe joselektive. Vendimet kolektive nuk mund të shndërrohen në instrument për përgjegjësi selektive dhe përndjekje politike individuale.

Pikërisht për këtë arsye kërkojmë transparencë të plotë të procesit, në mënyrë që opinioni, mediat dhe ekspertët të mund të njihen me çdo pretendim, provë dhe argument të palëve.

BDI kërkon gjithashtu mbikëqyrje ndërkombëtare të hapur dhe transparente të këtij rasti. Nuk kërkojmë privilegj për askënd, por vetëm zbatim të barabartë të ligjit, proces të drejtë dhe drejtësi të pandikuar nga politika. Asnjë dëshmi, asnjë provë dhe asnjë fakt nuk e bën të bazuar këtë akuzë.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zeqirja ibrahimi me marreveshjen e ohrit shteti u definua si prone e kombit maqedonas shqiptaret perseri mbeten pakice 6a7eea31cbc2a
Lajmi i mëparshëm

Zeqirja Ibrahimi: Me Marrëveshjen e Ohrit shteti u definua si pronë e kombit maqedonas. Shqiptarët përsëri mbetën pakicë

Të fundit nga

ShkoLartë