BDI deklaron se e mbështetë Ligjin për lojërat e fatit: Kërkojmë mbylljen e menjëhershme dhe të tërësishme të kazinove dhe bastoreve

min lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim, nëpërmjet një kumtese dërguar në media, ka deklaruar se do të mbështesë Ligjin për lojërat e fatit, transmeton TV21.

Nga BDI kërkojnë mbylljen e menjëhershme të të gjitha objekteve të të gjithë llojeve të lojërave të fatit.

“Një nga përcaktimet programore të Bashkimit Demokratik për Integrim është mbyllja e tërësishme e të gjitha objekteve për organizimin e lojërave të fatit, kazinove dhe bastoreve në vendin tonë. 

Në mandatin e kaluar, BDI dhe Qeveria propozuan ligj, i cili u mbështet edhe nga shoqata anti-bixhoz, për dislokimin e kazinove dhe bastoreve në minimum 500 metra nga shkollat dhe objektet fetare si dhe ashpërsimin e kushteve për licencim dhe rritjen e tatimeve ndaj organizatorëve. 

Ky ligj nuk i përmbushte tërësisht pritjet tona edhe të qytetarëve, për arsye se angazhimi jonë që nga dita e parë është mbyllja e tërësishme e kazinove dhe bastoreve. 

Ligji u bllokua gati 3 vite nga opozita e atëhershmë, por më në fund u votua dhe u miratua nga Kuvendi, pa përkahjen e deputetëve që sot janë pjesë e VLEN. 

Asokohe, ish Presidenti Pendarovski nuk e firmosi ligjin. Në rivotimin pas kthimit të ligjit nga Pendarovski, deputetët që sốt janë pjesë e VLEN, nuk votuan për miratimin e ligjit dhe mundësuan vazhdimin e funksionimit të kazinove dhe bastoreve. 

Këta vazalë që poshtërsuan shqiptarët bënë fushatë me shpifje të vazhdueshme dhe premtuan në programin e tyre mbylljen e tërësishme të kazinove dhe bastoreve dhe ne, bashkë edhe me Aleancën për Shqiptarët dhe deputetët tjerë, po i sfidojmë, ti mbyllim ato tërësisht, ti ndalojmë lojërat e fatit përgjithmonë në vendin tonë. 

Deputetët e BDI dhe të Frontit Europian mbështesin mbylljën e tërësishme dhe të menjëhershme të të gjitha lojërave të fatit në vendin tonë”, thonë nga BDI. 

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Bedri Hamza: Kosova duhet t’i rikthehet koordinimit dhe bashkëpunimit me partnerët e saj

Story i radhës

Rritet numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga