BDI: Degradim i skajshëm po ndodh në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes me VLEN-in si humbëse në Qeveri

October 21, 2024
min lexim

Rikthmi i incidenteve ndëretnike dhe provokimeve ndëretnike, shtimi i incidenteve të armatosura, degradimi dhe anashkalimi ikuadrove shqiptare, zëvendësimi i tyre me kuadro të VMRO-DPMNE-së, janë ndër rastet e shumta që pasqyrojnë punën e institucioneve të sigurisë në këto katër muaj keq-qeverisje tëqeverisë monoetnike.

Gjatë kësaj periudhe, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndodhi spastrim etnik dhe degradim i kuadrit shqiptar, siç ishterasti me kryeshefin e kërkimeve në MPB, ndihmës  ministrin për  çështje administrative, ndihmës drejtorin në Departamentin përPolicinë e uniformuar, kryeshefin e kërkimeve ndërkombëtare(Interpol), kryeshefin në Sektorin e Punëve të Brendshme nëStrugë, kryeshefin e njësitit për tregti me armë, komandantin në Stacionin Policor në Gostivar, komandanti në Stacionin Policor në Bitpazar të Shkupit, por edhe një numër i konsiderueshëm i inspektorëve të lartë në Sektorin për krim të organizuar dhe krim-polici.

Duhet përmendur edhe degradimi i policëve kufitarë në rastin me Afrim Gashin dhe rastin me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, në Aeroportin e Shkupit, nga ku pa fajin e tyre si pasojë e këtij hovi nacionalist e pësuan policët shqiptar me dënime, degradime, largime nga puna dhe më e keqja edhe me procedura për përndjekje penale, për diçka që ata aspak nuk janë pjesë e fajit dhe përgjegjësisë, por thjesht janë viktima të një sistemi që mundohet ta ndërtoj kjo qeveri pa legjitimitet etnik për tregimin e muskujve dhe përhapjen e frikës tek qytetarët shqiptar.

Gjatë kësaj periudhe po ndodh presioni i vazhdueshëm tek të punësuarit për të nënshkruar deklaratat që vullnetarisht ilëshojnë vendet e punës dhe kryesisht në pozicionet udhëheqëse, e gjithë kjo më qëllim që të mos vazhdohet me proceduraadministrative dhe gjyqësore.

Ky hov i mbrapsht që ka marrë kjo qeveri monoetnike, nuk kursen asnjë institucion, qofshin edhe ato ku me standarde dhe rregulla si vendore po ashtu edhe ndërkombëtare kërkohet të udhëhiqen nga kuadro apolitik dhe shumë profesional. Se është kështu, dëshmon edhe përzgjedhja e fundit që e bëri Qeveria, me emërimin në krye të Agjencisë për Siguri Nacionale, kuadrin e VMRO-DPMNE-së, Bojan Hristovski, i cili në shkurt të vitit2023 ishte emëruar kryetar i komitetit të VMRO-DPMNE në qytetit e Shkupit. Kjo përzgjedhje, ka hapur shumë dilema, ku me të drejtë mund edhe të dyshojmë se intenca është institucionet e sigurisë të kthehen në çerdhe partiake.

Situata aspak nuk ndryshon edhe në mbrojtje. Edhe atje degradohen kuadrot shqiptare, siç ishte rasti kur presidentja Siljanovska emëroi për shef të shtatmadhërisë një kuadro që nuk  plotëson kushtet e duhura për të qenë në këtë pozitë.

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, në të gjitha eshallonet e Ministrisë së Mbrojtjes, si në pjesën e administratës, atë të uniformës, në diplomacinë ushtarake, misionet paqeruajtëse jashta vendit dhe akademinë ushtarake, gjithçka ka stagnuar dhe kuadrot shqiptarë janë të papërfillshëm dhe pothuajse pa zë në atë Ministri. Zëri i vetëm që Vendos në atë Ministri, është ai i ministrit, kurse zv.Ministrja është marionetë, njëjtë si të gjithë ministrat dhe zv.ministrat e tjerë nga koalicioni vlen. Edhe në kurse e konkurse të tjera të Ministrisë së Mbrotjes dhe Armatës, anashkalohen shqiptarët dhe bashkësitë e tjera më të vogla etnike.

Të gjitha këto raste ndodhin për shkak se në qeveri shqiptarët përfaqësohen nga subjekte pa legjitimitet, dhe për pasojë, ata nuk vendosin për shqiptarët. Megjithatë, kjo nuk i amneston nga përgjegjësia, pasi me vetëdije pranuan rolin e marionetës në qeverinë me legjitimitet monoetnik.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kërkohej nga Interpoli i Austrisë, 40-vjeçari nga Kosova arrestohet në pikën kufitare në Jazhincë

Story i radhës

Raportohet se SPAK-u ka arrestuar Ilir Metën

Të fundit nga

ShkoLartë