BDI – Dega Studeniçan: Dënojmë ashpër veprimin e dy komunave të Shkupit, Aerodrom dhe Kisella Vodë

Reagim ndaj veprimeve të papërgjegjshme të Kryetarëve të Komunave Aerodrom dhe Kisella Vodë

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Studeniçan, dënon ashpër veprimin e dy komunave të Shkupit, Aerodrom dhe Kisella Vodë, të cilët në mënyrë të papërgjegjshme i mblodhën mbeturinat e tyre dhe i hodhën para derës së NP Drislla – Shkup.

Ne e kuptojmë situatën e krijuar me NP Higjiena Komunale dhe mbledhja e mbeturinave në komunat e Shkupit, por të dëmtohen pa faj qytetarët e Komunës së Studeniçanit e veçanërisht banorët e Batincës të cilët edhe ashtu janë të dëmtuar nga NP Drislla me helmimin e ujit, tokës dhe ajrit e mos të flasim për erën e pakëndshme sidomos në këtë periudhë të vitit, ndërsa kjo që ndodhi mbrëmë, po i tejkalon të gjitha kufijtë e durimit të qytetarëve.

NP Drislla me vite të tëra premton se do të investon në trajtimin e mbeturinave sipas standardeve Evropiane, por ajo ende vazhdon të punojë me kapacitet të dobët dhe me kushte që as për së afërmi nuk i plotëson standardet.

Përskaj kësaj, veprimi i dy Kryetarëve të Komunave Aerodrom dhe Kisella Vodë, tash më është hedhje e benzinës mbi zjarr. Andaj, kërkojmë nga institucionet përkatëse të ndërmarrin masat e duhura, të ndalojnë veprimet e tilla, ndërsa ndaj kryetarëve të komunave të ngritët procedurë penale për shkeljen e Ligjit për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Gjithashtu, apelojmë edhe deri te Kryetarët e komunave tjera të Shkupit bashkë me Kryetaren e Qytetit të Shkupit që sa më shpejtë ta zgjedhin problemin e tyre me NP Higjiena Komunale dhe jo problemin ta hedhin në lokacion tjetër dhe ti dëmtojnë qytetarët e pafajshëm të Komunës së Studeniçanit, përndryshe do të jemi të detyruar të organizohemi dhe ti dalim zot vetvetes.

Njëherit duam t’i informojmë qytetarët e Komunës së Studeniçanit se ne si Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Studeniçan kemi informuar Inspektoratin Shtetëror për Mbrojtje të Mjedisit Jetësor dhe kanë premtuar se do të dalin në terren dhe do të bëjnë mbikëqyrje inspektuese mbi këtë çështje.

Story i mëparshëm

2 mënyra për të qenë i sjellshëm me veten

Story i radhës

Fustani marramendës i Yllka Kuqit, të gjitha do ta donin

Të fundit nga