bdi avancimet njeetnike ne arsim deshmojne perjashtimin sistematik te shqiptareve zevendesministri nga len pa informim pa ndikim 6804ea2092b9a

BDI: Avancimet njëetnike në Arsim dëshmojnë përjashtimin sistematik të shqiptarëve – Zëvendësministri nga LEN pa informim, pa ndikim

April 20, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për avancimet e fundit në Ministrinë e Arsimit, ku shtatë persona janë ngritur në pozita të larta, pesë prej tyre si këshilltarë shtetërorë – të gjithë të përkatësisë maqedonase dhe asnjë shqiptar – duke dëshmuar një prirje të qartë për përjashtim etnik nga struktura vendimmarrëse.

Kjo komunikatë nuk ka për qëllim ta kritikojë ministren e Arsimit, por të informojë publikisht zëvendësministrin shqiptar nga koalicioni LEN, i cili – sipas informacioneve tona – as që është njoftuar për këto vendime, e aq më pak të ketë pasur ndikim për t’i parandaluar ato.

Fakti që një përfaqësues shqiptar mbahet në errësirë dhe pa rol në një nga dikasteret më të rëndësishme të shtetit, është tregues i qartë se pjesëmarrja shqiptare në qeverisje po reduktohet në një fasadë formale.

Ky zhvillim nuk është as rastësor e as i papritur, por pjesë e logjikës së shpallur përmes fushatës “Maqedonia sërish e juaja” dhe anulimit të balancuesit që garantonte barazinë ndëretnike – një filozofi që tashmë po zbatohet përmes përjashtimit të heshtur të shqiptarëve nga pozitat strategjike në administratë.

Në këtë kontekst, kritikat ndaj VMRO-DPMNE-së janë të kota, sepse ajo po vepron saktësisht sipas planit të shpallur.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: çfarë kuptimi ka pjesëmarrja shqiptare në qeverisje, kur përfaqësuesit e saj as nuk informohen, e as nuk dëgjohen?

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

i kisha humbur shpresat egli pas perfundimit te big brother vip mire apo keq me gjestin 6804e626c74b4
Story i mëparshëm

“I kisha humbur shpresat”, Egli pas përfundimit të “Big Brother VIP”: Mirë apo keq, me Gjestin…

bdi tashme edhe zyrtarisht i del zot arben taravarit 6804ea247cbe0
Story i radhës

BDI tashmë edhe zyrtarisht i del zot Arben Taravarit

Të fundit nga

ShkoLartë