Kryetari i BDI Ahmeti dhe ai i ASH Taravari nuk janë takuar, si BDI ashtu edhe ASH kanë përgënjeshtruar lajmet që dolën sot për një takim mes Ahmetit – Taravarit dhe Kovaçevskit në Zajas ku kanë diskutuar mbi ndarjen e ministrave.
“Nuk ka pasur takim Ahmeti – Taravari, ka pasur drekë Ahmeti – Kovaçevski – Dehari dhe Grubi, kanë deklaruar kështu nga BDI.
Aleanca për Shqiptarët thotë se nuk ka qenë në takimin në Zajaz me kreun e Bdi dhe me kryeministrin Kovaçevski. Në një reagim, ata thonë se lajmi nuk ppërmban asnjë të vërtetë rreth fatkeve në të cilat thirret. Sipas reagimit, Taravari pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, ka udhëtuar menjëherë drejt Pollogut për takime në Gostivar, Tetovë dhe Tearcë deri në orët e vona të natës dhe, rrjedhimisht, nuk ka mundur të jetë në Zajaz në të njëjtën kohë.
I kontaktuar, kryeministri Kovaçevski ka pranuar se është takuar me Ahmetin dhe zyrtarë tjerë nga BDI por se Taravari nuk ka qenë në takim por që i vetmi takim me të ka qenë sot në Qeveri.