Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE – VLEN pasi miratuan ndryshimet në Ligjin e teksteve shkollore.
Me ndryshimet e Ligjit për tekstet shkollore u ndalua përfundimisht përdorimi i Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe.
Bashkë me të u ndaluan edhe të gjitha tekstet e tjera të autorëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova.
Nga BDI e quajnë këtë vendim skandal të madh, pasi po ndalohet simboli i gjuhës dhe identitetit shqiptar.
Kujtojmë se gjatë ditës reagim për miratimin e këtij ligji kishte dhe Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, sipas tyre qeveria monoetnike po realizon agjendën e mirëmenduar anti-shqiptare.
Skandal i madh!
VLEN-DPMNE miratojnë ligjin që ndalon Abetaren Kombëtare, simbolin e gjuhës dhe identitetit tonë shqiptar që përdoret nga të gjithë shqiptarët kudo në botë.
Burimi: TV KLAN