BDI akuza Qeverisë/ Ulet përfaqësimi i shqiptarëve në administratën publike – cënohen punësimet dhe diaspora!

October 23, 2024
min lexim

 

BDI thotë se qeveria aktuale po I diskriminon aritjet e shqiptarëve në RMV.

Gjuha shqipe nuk është në përdorim në rreth 100 institucione, u humbën pozitat në MPB dhe si dhe në Fondin për Sigurim Shëndetëso, gjithashtu u humbën shumë pozita tjera drejtuese – thonë nga BDI-ja duke I quajtur këto veprime të Qeverisë aktuale si cënim të arriturave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Por, jo vetëm kaq! Sipas BDI-së tani radhën e kanë reformat në komunat me shumicë shqiptare, ku sipas tyre, ulet përfaqësimi I shqiptarëe në administratën publike dhe përjashtohet diaspora nga statistikat.  

“ Qeveria me legjitimitetin monoetnik, me interpretimet e tyre të cuditshëm, tani më e ul përfaqësimin e shqiptarëve nga 30% në 24% në administratë publike, duke u cënuar këtë punësimin e kuadrove të reja shqiptare në këto institucione  dhe këtë e bën vetëm me një vendim duke fshirë diasporën tonë nga statistikat, respektivisht nga numri  banorëve nëpër vendbanime.  Sa për rikujtim, njëra nga vendimet e para të kësaj qeverie ishte zvogëlimi I përqindjes dhe punësime prej 29.52% në 24.30, që favorizon një komunitet kundrejt komunitetit shqiptar për dikur me mbi shtatë mijë punësime dallojnë dhe atë vetëm duke përjashtuar diasporën edhe pse diaspora në RMV është pothuajse pjesë e përditshme në jetën e gjdo familje këtu në vend” – tha Hasani.

Hasani kritikoi vendimin e qeverisë për të ndarë buxhetin qendror në bazë të numrit të popullsisë rezidente, duke përjashtuar shqiptarët që jetojnë jashtë. “Ky vendim është diskriminues dhe shkel të drejtat e shqiptarëve,” tha ai, duke shtuar se ndarja e buxhetit është bërë në mënyrë të padrejtë, duke lënë komunat shqiptare me 6 milion euro më pak. Hasani thotë se kjo është një metastazë e qeverisë që po ndikon negativisht në zhvillimin e komunave shqiptare

“Që kjo të jetë ende më skandaloze, shifet qartë nga Ministrit e udhëhequra nga jolegjitimët e VLENit, sic është ministria e ekologjisë dhe politikës socijale, ku drejtpërdrejt diskriminohen komunat shqiptare, të cilët nuk I kanë marr shumat për kokë banori nga 100 milion euro të ndara, e gjithë kjo duke e marrur parasysh se kriter për ndarjen e këtyre mjeteve është numri I popullatës në komun, por kësaj rradhe pa diasporën, respektivisht pa banorët e këtyre komunave të cilët për momentin jetojnë jashtë vendit, të dashnun të tyre.  Nga 100 milion të ndara për komunat I vetëm përshkak të parjashtimit të gjashtë përqindëshit, 6 milion euro marin ma pak mjete financiare komunat me shumicë shqiptare në këtë vend, thote deputeti I BDI-se Ilir Hasani.

Hasani shtoi se qeverisë së tanishme nuk i mjaftoi kjo cfarë e bëri por vazhdojë ta justifikoj edhe vendimin e gjykatës kushtetuese si dhe premtimin e partnerit maqedonas në koalicion për heqjen e ballansuesit, të cilën e kishim edhe në plan programin e tyre, që edhe më tëpër të dëmtohet përfaqësimi I shqiptarëve nëper institucionet e sistemit. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LSDM: Siljanovska fali kriminelët e dënuar, pjesë të klaneve të drogës

Story i radhës

“Personalitetet janë interesantë, në aspekt negativ”, Siljanovska për TV21 tregon se pse nënshkroi faljen e disa të dënuarve

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë