Shoqata për Para dhe Vlera (BDGW) ka shfaqur frikën se paratë e gatshme mund të zhduken në Gjermani pasi që konsumatorët nuk mund të marrin para nga shitësit kudo.
Paratë e gatshme duhet të jenë të disponueshme për konsumatorët në afat të gjatë, tha presidenti i BDGW, Michael Mewes, duke kërkuar udhëzime për sektorin financiar.
Ka gjithnjë e më pak degë bankash dhe ATM dhe konsumatorët nuk mund të marrin para nga shitësit kudo, tha Mewes, raportojnë mediat gjermane.
Në të njëjtën kohë, tregtarët duhet të detyrohen të pranojnë kartëmonedha dhe monedha, sepse ka njerëz që për arsye të ndryshme nuk mund të paguajnë me kartë.
“Ne kërkojmë konkurrencë të ndershme me mjete të tjera pagese dhe duam të sigurojmë që paratë e gatshme të mbeten të përdorshme në afat të gjatë,” tha Mewes.
Ai tha se sistemet elektronike nuk mund të garantojnë sigurinë e nevojshme në transaksionet e pagesave. Klientët nuk mund të paguajnë me çek, kartë krediti ose debiti për ditë të tëra për shkak të dështimit të softuerit në disa dyqane.