Klubi i basketbollit Çair 2030 është gjysmëfinalisti i parë në Ligën e Dytë të Basketbollit të Maqedonisë dhe i vetmi që pas vetëm dy ndeshjesh ka arritur të hyjë në top katërshe.
Skuadra ambicioze nga vendbanimi në veri të Shkupit, sonte ka mposhtur Partizan Vodno Sans me rezultat 90-75 dhe do të presë rivalin e ardhshëm në fazën tjetër, që praktikisht është finale në luftën për një vend në garën elitare.
Pasi Shkupi e mposhti Borecin, kurse Strumica festoi ndaj Sokolit, pasditen e sotme Basket Kam ishte më i mirë se Vardari me rezultat 84-65. Ndeshjet e treta janë në program më 4 maj, në fushat e Vardarit, Borecit dhe Sokolit.
Rezultatet-Liga e dytë-çerekfinale
Shkupi – Borec 90-70 (1-1)
Strumica – Sokoli 93-82 (1-1)
Basket Kam – Vardar 84-65 (1-1)
Partizani VS – Çair 75-90 (0-2)