Tan Ibrahimi është aktori i humorit që prej dy javësh është bërë pjesë e “Big Brother”. Aktori shumë pëlqyer në rrjetet sociale ka çuar në shtëpinë e famshme natyrën e tij paqësore, por edhe shumë batuta e të qeshura.
Ndonëse u bë shumë ditë në shtëpi, ai ka zgjedhur që të flasë pak për jetën e tij brenda, edhe pse episode e dhimbshme nuk kanë qenë të pakta për të.
Vetë aktori i humorit e ka ndarë rrëfimin e tij me ndjekësit në rrjete sociale, duke zbuluar copëza të një kalvari me ngjarje të rënda për të.
Jeta e tij ndryshoi në vitin 2013, kur prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident të rëndë automobilistik. Vetë aktori ishte me ta në makinë, por ia doli që të shpëtojë, edhe pse i është dashur shumë kohë që të marrë veten.
Kjo ka qenë edhe periudha kur konkurrenti i “Big Brother” luftoi me depresionin. Madje, ashtu si vetë ai ka thënë, familjarët e ruanin që mos të ndërmerrte ndonjë akt ekstrem. Vite të vështira ekonomike dhe me depresion të thellë ndryshuan totalisht jetën e tij, por edhe të familjes së tij.
Megjithatë, zhgënjime të njëpasnjëshme mori edhe në karrierën si aktor humori. Tani provoi audicionet e “Portokallisë” dhe fitoi, por kjo erdhi në momentin më të keq, pikërisht kur humbi të dy prindërit. Megjithatë, ai vendosi të shkojë te “Portokallia”.
Më pas u bë pjesë e “AlPazar”, ku qëndroi për 4 vite dhe u largua pas një përplasjeje me Agron Llakajn. Nga “Portokalli” u largua nga puna me motivacion se humori i tij nuk ishte në nivelin e shfaqjes.
Por pas një kohe tek “AlPazar”, shkëputja me Agron Llakajn ka qenë e vështirë. Vetë Tani ka bërë me dije se me drejtuesin e shfaqjes pati një konflikt dhe madje nuk është paguar.