Kompania shtetërore hekurudhore thotë se më shumë se 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në stacionin e trenit Kramatorsk.
Kramatorsk ishte një nga stacionet më lindore që ende funksiononte në Ukrainë, dhe guvernatori i Donetsk tha se mijëra njerëz ishin atje në atë kohë, duke u përpjekur të hipnin në trenat jashtë zones, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Kreu i hekurudhave ukrainase tha se dy raketa kishin goditur stacionin. Kramatorsk njihej gjerësisht si një nga rrugët kryesore të evakuimit jashtë Ukrainës lindore.
Detajet e trenave që largoheshin nga qyteti po postoheshin nga autoritetet lokale.