Bazat ushtarake ruse në Siri, urë lidhëse drejt Afrikës!

December 10, 2024
min lexim

Rusia arriti të shpëtojë një regjim të izoluar dhe të dënuar në Siri nga rebelët por nëpërmjet kësaj ure arriti me forca të tjera në pjesën tjetër të Afrikës. Pas rënies së regjimit të Asadit, reputacioni i Rusisë është dobësuar. 

Rusia kepërdori prej kohësh Sirinë si një reklamë për shërbimet e saj ushtarake me liderë autoritarë në Afrikë. Me rënien e regjimit të Asadit këtë fundjavë, ajo do të luftojë për të rifituar besimin e saj. ABC Nyheter ka folur me Morten Boas, i cili është një studiues i lartë në NUPI dhe ka ndjekur prej kohësh aktivitetin rus në Afrikë. – Siria ishte një pikë e rëndësishme e shitjes për Rusinë. U tregua mjaftë mirë se sa janë të vlershëm në mbrojtjen e regjimeve sikurse që janë vetë, prandaj tani e tutje do të jetë e vështirë ta shesin vetëveten. 

Boass thekson se shumë autoritete afrikane janë lodhura nga ankesat ndaj vendet perëndimore për sundimin e tyre jodemokratik. 

Është Rusia ajo që i shtyn këto fushata nëpër mediat sociale, këtë lojë “zhgënjimin sdaj Perëndimit, veçanërisht me Francën. Fushata duket se po funksionon në disa vende. Në Republikën e Afrikës Qendrore, grupi Wagner merr kredi për sigurinë. Grupi Wagner vazhdon operacionet e tij normalisht pas kryengritjes së dështuar vitin e kaluar, por u vu nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë dhe ndryshoi emrin e tij në Afrika Korpset.

Boas thotë se Rusisë i pëlqen të veprojë në vende që janë të cenueshme dhe të sunduara nga autoritarët, gjë që i bën vendet perëndimore të hezitojnë për të krijua  lidhje me ta. – Ajo që Rusia mund të ofrojë është mbrojtja e regjimit, dhe për këtë nuk bëjnë fare pyetje, përderisa në vendet autoritae nuk ka një shtyp kritik. Shumë krerë shtetesh botërore  e panë se rusët ishin të gatshëm të ofronin ndihmë ushtarake për një regjim jodemokratik në Siri dhe disa e konsideruan këtë mbështetje absolutisht thelbësore për mbijetesën e këtij regjimi kur shpërtheu lufta civile. Në vitin 2013, ndërhyrja ushtarake franceze kundër islamistëve militantë në Mali u mirëprit, por pasi nuk pati përmirësime, u kthye kundër Francës. Në vitin 2022, junta në Mali kërkoi që ushtarët francezë të largoheshin nga vendi, kurse në vend franqezëve ata ftuan ushtarë rusë nga grupi famëkeq Wagner, i cili ishte dëshmuar efektiv në Siri.

Fakti që Kremlini arriti të shpëtojë një regjim të izoluar dhe të dënuar në Siri si nga forcat demokratike ashtu edhe nga milicitë islamike e kishte peshën e saj të artë për reputacionin e Rusisë midis shteteve joperëndimore. Por pasi që tani regjimi është shembur brenda pak ditësh, reputacioni i Rusisë është dëmtuar.

– Mbrojtja e një regjimi të tillë, absolutisht ishte thelbësore për shërbimet ruse,  por kjo nuk u ndoq në Siri. Tani, ata që u shërbyen me  këtë produkt të kushtueshëm të shpredojmë se janë bindë  se Rusia nuk mund të bënte diçka të mirë me  përmasa  botërore. Boas thotë se është shumë herët për të vërejtë  pasojat e drejtpërdrejta, por se regjimi i aleatit të tyre më të rëndësishëm në Lindjen e Mesme është shembur, kjo nuk është në dobi të Rusisë dhe do të krijojë pasiguri në marrëdhëniet e tyre me vendet afrikane.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ibrahimovic nuk e sheh veten si trajner

Story i radhës

Kosova pajiset me gati gjysmë milioni kg fishekzjarre

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë