Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg.
Takimi do të mbahet më 13 korrik, njofton zyra për media e Aleancës Veri-Atlantike.
Pak ditë më parë kryeministri Rama paralajmëroi vizitën mes sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në Bruksel.
Ai tha do të diskutohet lidhur me bazën e re të NATO-s në portin e Durrësit.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët më 1 korrik Rama tha se në bashkëpunim me NATO-n pritet të ngrihet një bazë ushtarake në portin e ri të Durrësit që do të ketë një vlerë të madhe strategjike për Shqipërinë.