Harry Kane është ëndrra e merkatos për Bayernin e Mynihut, që ka arritur marrëveshjen me sulmuesin 30-vjeçar anglez, por ende jo me londinezët e Tottenham.
Megjithatë durimi i gjermanëve po soset dhe sipas mediave pranë klubit bavarez, drejtuesit e Bayernit kanë bërë një lëvizje të fundit për të marrë sulmuesin, duke i dhënë ultimatum Tottenhamit.
Kështu Bayerni ka rritur ofertën në 100 milionë euro, duke u kërkuar anglezëve që të pranojnë ose do të ndërpriten menjëherë negociatat, për t’u përqendruar më pas në objektiva të tjerë.
Tashmë u takon drejtuesve të Tottenhamit që të vendosin nëse do të pranojnë ofertën, apo do të refuzojnë, me shpresën që ndonjë klub tjetër do të ofrojë më shumë deri në fund të gushtit, duke qenë se më pas kapiteni hyn në vitin e fundit të kontratës.
Ndërkohë, në Gjermani bëjnë me dije se plani B i drejtuesve të Bayernit është sulmuesi serb i Juventusit, Dusan Vlahovic, për të cilin italianët kanë fiksuar një çmim prej 80 milionë eurosh, pasi duan ta largojnë sa më shpejt, për të invenstuar më pas për transferimin e Romelu Lukakut në Torino.