Bayerni zgjedh lojtarin e sezonit, nuk është Lewandowski

1 minut lexim

Gjiganti gjerman, Bayern Munich, ka zgjedhur sot lojtarin më të mirë të sezonit, ku çmimin në fjalë e ka fituar Thomas Muller.

Pavarësisht që sezonin që lamë pas, Robert Lewandowski, regjistroi 50 gola në 46 paraqitje, këto statistika nuk ishin të mjaftueshme që ylli polak të zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit te Bayerni.

Në fakt, Lewandowski u rendit i treti në votime, pas gjermanëve, Jamal Musiala e Thomas Muller.

Muller, që tani është lojtari më i mirë i Bayernit për sezonin që lamë pas, morri 26% të votave, në krahasim me Musialan që kishte 19% dhe Lewandowskin që morri 18% të votave.

Thomas Muller ishte lojtari i vetëm në top pesë ligat më të mira evropiane që ka regjistruar më së shumti asistime në sezonin 2021/22, respektivisht gjithsej 22 sosh.

Ylli gjerman e ka dëshmuar edhe një herë gjatë 12 muajve të fundit se sa i rëndësishëm është ai për Bayernin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E kritikuan për ndërhyrjen e radhës në buzë, reagon Dafina Zeqiri

Story i radhës

E veshur me rroba banje dhe fustan rrjetë, Bora Zemani poston fotot provokuese nga pushimet në Turqi

Të fundit nga