Bayerni merr vendimin për Thomas Tuchel

Thomas Tuchel e ka nisur si mos më keq aventurën e tij me klubin bavarez.

Tuchel ka qenë në krye të stolit për 7 ndeshje deri më tani dhe Bayern ka regjistruar 3 humbje, 2 barazime dhe 2 fitore.

Ato që dhembin më shumë janë ato humbje të cilat sollën eliminimin nga Kupa e Gjermanisë dhe nga Champions League.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre rezultateve, drejtuesit gjermanë kanë marrë një vendim.

Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano, gazetari i njohur italian, Bayern Munich ka ende besim te Tuchel dhe klubi ka vendosur mos të mbajë qëndrim për të, pavarësisht rezultateve deri në fund të sezonit.

Bayern ka vendosur që në merkaton e verës, Tuchel në bashkëpunim me drejtuesit, të ndërtojnë dhe të marrin vendime rreth skuadrës, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jenë të përgatitur për të gjitha sfidat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A doni të kurseni para, ndaloni së bëri këto gjëra

Story i radhës

Të rinjtë koreano-jugorë mendojnë se ribashkimi me Korenë e Veriut nuk është i nevojshëm

Të fundit nga