Bayerni kërkon fitore

Pas pushimit ndërkombëtar, fillon faza vërtet e nxehtë e sezonit. Në fillim “të javëve angleze” në prill, Bajerni do të vizitojë Freiiburgun sot në 15:30.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsman, kërkon fitore: “Ata kanë bërë punë të jashtëzakonshme për vite, kanë një rigorozitet, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Një arsye përse ata janë të suksesshëm është se ata punojnë shumë dhe nuk nervozohen. Sektori i skautit është shumë i mirë. Në Francë dhe në Zvicër.

Tani ata kanë dy ose tre lojtarë shumë interesantë për klubet më të mira europiane. Luajnë si skuadër dhe kjo i bën më të fortë.

Por ne duam të bëjmë ndeshjen tonë dhe të marrim trepikëshin e radhës që do të na afronte dhe më shumë në luftën drejt titullit kampion”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Qeveria të tregojë se çka është dakorduar në Komisionin për Histori”

Story i radhës

Në luftën e Putinit kundër Ukrainës, Perëndimi po i fiton betejat ekonomike

Të fundit nga