Bavarezët kanë paraqitur ofertën më të re ”merre ose lëre” për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane, teksa edhe Paris Saint- Germain po mendon të bëjë ofertë për anglezin.
Sipas Sky Sports, kampioni në fuqi i Gjermanisë ka dorëzuar një ofertë të re, mbi 100 milionë euro për Kane, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Spurs.
Tottenham mund të detyrohet ta pranojë ofertën, pasi rrezikon humbjen e 30-vjeçarit si transfer i lirë verën e ardhshme.
PSG po mendon gjithashtu të bëjë një lëvizje për sulmuesin anglez, meqë e kanë humbur Lionel Messin nga Inter Miami dhe e ardhmja e Kylian Mbappe është veçse e qartë.