Zyrtarizimi i Lewandovwkit te Barcelona duket thjesht një çështje orësh me Bajernin që i ka njoftuar gjithçka nëpërmjet një komunikate zyrtare të postuar në “Twitter”.
Klubi gjerman ka postuar deklaratën e presidentit të bavarezëve, Herbert Hainer i cili ka folur lidhur me arritjen e marrëveshjes me Barcelonën dhe i ka shprehur falënderimet e tij polakut për kontributin në klub.
“Kemi arritur një akord verbal me Barcelonën. Është mirë që gjithçka të qartësohet për të gjitha palët.
Robert është një lojtarë i pabesueshëm që fitoi gjithçka me ne. I jemi shumë mirënjohës atij.”, ishin fjalët e presidentit.