Bayerni do të refuzojë ofertën e Interit për Pavard

August 19, 2023
1 minut lexim

Interi ka bërë ofertë për Benjamin Pavard, por mbrojtësi me shumë gjasë do të qëndrojë në Bayern Munich.

Sipas Sky Sports Deutschland, negociatat janë mbyllur, pasi klubi gjerman ka bllokuar largimin e mbrojtësit francez.

Nerazzurrët e kishin ngritur ofertën e tyre në 25 milionë euro dhe 5 milionë euro bonuse, sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia.

Në anën tjetër sipas mediave gjermane, italianët kishin ofruar 30 milionë euro plus bonuset, por bavarezët donin 40 milionë euro me bonuse të lidhura me performancën.

Por edhe përkundër këtyre, Bayern Munich nuk do ta lirojë Pavardin, i cili është futur në vitin e fundit të kontratës dhe tani do të fillojë të negociojë një kontratë të re me Bayern Munich.

Për mbrojtësin francez kishte interes edhe nga Manchester United këtë verë.

Nëse ai nuk nënshkruan kontratë të re mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Njihuni me 11-vjeçaren që sfidon “Barbie”, krijon koleksionin me kukulla të rralla

Story i radhës

Pasaporta e Kosovës bëhet problem për transferimin e Florent Hasanit në Azerbajxhan

Të fundit nga

Horoskopi i datës 2 qershor 2025

Dashi Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni më tolerantë e më të kuptueshëm me partnerin tuaj, marrëdhënia në çift
sqmken
ShkoLartë