Klubi i famshëm gjerman, Bayern Munich nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.
‘Bavarezët’ edhe në verën e kaluar provua të transferojnë lojtarin, i cili në fund vendosi t’i qëndrojë ‘besnik’ Leverkusenit.
Por, kampionët në fuqi të Gjermanisë, sipas medieve gjermane, sërish kanë rikthyer interesimin për Wirtz, i cili po bën një sezon të madh me Leverkusenin.
“FC Bayern vazhdon të kërkojë yllin e ri të Leverkusenit, Florian Wirtz”, shkruajnë mediat gjermane.