Bayern Munich pas tij, Unai Emery u kthen një përgjigje bavarazve

Unai Emery, trajneri i Aston Villa, po bën një sukses të vërtetë me skuadrën angleze.

Aktualisht në vendin e katërt të tabelës së Premier League dhe i kualifikuar për sezonin e ardhshëm në Chapions League, tashmë është në radarët e disa klubeve të mëdha.

Ditët e fundit ka qenë i lidhur me Milan dhe Bayern Munich, por ai foli për mediat duke sqaruar pozicionin për të ardhmen e tij.

“Unë në Bavari? Jam absolutisht 100% i fokusuar te Aston Villa”, ka thënë trajneri Emery.

Story i mëparshëm

Aktorja amerikane flet mbi ndikimin e sulmit seksual në jetën e saj

Story i radhës

Akuzohen për dhunë dhe torturë në burgun e të miturve në Milano, arrestohen 13 efektivë burgjesh, pezullohen 8 të tjerë

Të fundit nga