Bayern ka frikë nga hezitimi i yjeve

January 3, 2025
1 minut lexim

Ankesa kryesore që kanë marrë drejtuesit e Bayern nga yjet e skuadrës është se klubi nuk jep garanci se mund të luftojë për çdo trofe. Davies, Kimmich dhe Musiala kanë disa muaj që kërkojnë angazhim serioz nga Bayern, që Champions League të jetë objektiv i përvitshëm.

Për këtë, Bayern nuk dëshiron të rrezikojë largimin e yjeve dhe ka një plan konkret për merkaton e verës. Bild shkruan se priten tri blerje të bujshme.

Pavarësisht rinovimit të Manuel Neuer, Bayern do të ketë një portier të ri për sezonin e ardhshëm.

Mund të rikthehet Nubel ose mund të blihet një portier premtues. Neuer nuk do të jetë titullar i padiskutueshëm.

Ndërkohë, Bayern do të investojë për një sulmues të dytë, i aftë për të zëvendësuar Harry Kane, por edhe për të luajtur në krahët e sulmit. Marmoush duket një emër bindës dhe nuk kushton më shumë se 60 mln euro.

Së treti, Bayern do të blejë një qendërmbrojtës të kalibrit botëror. Emrat opsionalë janë Araujo, Bastoni dhe Romero. Nëse shiten Gnabry, Sane dhe Coman, do të ketë ndërhyrje edhe në krahët e sulmit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hapet parkingu në afërsi të shkollës “Liria” në Çair, Ganiu: Ka kapacitet për 50 vetura, është në shërbim të qytetarëve

Story i radhës

Çfarë duhet të bëni nëse ngrihet frena e dorës?

Të fundit nga

Eleganca e Victoria Beckham

Modelja e famshme, Victoria Beckham ka treguar linjat e saj trupore, me një palë pantallona dhe një korse të thjeshtë Ajo veshjen e saj e tregoi përmes një video në Instagram, të

Ushtria izraelite vret 70 persona në Gaza

Sulmet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 70 njerëz, thanë mjekët palestinezë të shtunën. Ndërsa ndërmjetësit nisën një shtytje të re armëpushimi për t’i dhënë fund luftës 15-mujore.
ShkoLartë