Ito do të mungojë për disa muaj pas një dëmtimi dhe për këtë arsye Bayern Munich është rikthyer në merkato. Sipas asaj që raportoi Kicker, Jonathan Tah është objektivi i parë.
Në javët e fundit klubi bavarez kishte ofruar 25 milionë euro (përfshirë bonuset) për Bayer Leverkusen, por ky propozim u refuzua.
“Aspirinat” nuk ulen të negociojnë për më pak se 30 milionë euro për mbrojtësin.
Për momentin, klubi nga Mynihu nuk duket të jetë i gatshëm të rrisë ofertën e tyre. 28-vjeçari Tah luajti 31 ndeshje në sezonin e kaluar, me kampionët e Gjermanisë.
Burimi: botasot.info