bavarezet gati te perfitojne shifren e cmendur 622b46dd45af4

Bavarezët gati të përfitojnë shifrën e çmendur

March 11, 2022
1 minut lexim

Siç raporton revista gjermane “Sport Bild”, Bajerni aktualisht është duke negociuar një vazhdim të kontratës me sponsorin e tyre kryesor “Telekom”.

Kompania gjermane e telekomunikacionit është sponsor i bavarezëve që nga viti 2002. Sipas zërave, gjigantët gjermanë fitojnë 45 milionë në vit nga “Telekomi”.

Me një kontratë e re me ta do të ishte një siguri financiare. Sipas gazetës, bisedimet mes Bajernit dhe “Telekomit” janë duke u finalizuar dhe marrëveshja e re e sponsorizimit duhet t’i sjellë Bajernit 50 milionë euro në sezon, që korrespondon me një rritje prej më shumë se dhjetë për qind.

Kontrata e vjetër fillimisht zgjat deri në vitin 2023, por pritet të rinovohet këtë verë me një kohëzgjatje prej katër vjetësh.

Kështu, kampionët gjermanë do të merrnin gjithsej 200 milionë euro deri në vitin 2026 në total.

Ajo që është edhe më e rëndësishme, shuma vjetore mund të rritet në bazë të paraqitjeve të skuadrës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rmv ja kur pritet ulja e cmimeve te derivateve te naftes 622b4574d6b55
Story i mëparshëm

RMV/ Ja kur pritet ulja e çmimeve të derivateve të naftës

eliza dushku e ftuar ne shtepine e bardhe zbulon arsyen domethenese takohet me biden 622b46dfd9444
Story i radhës

Eliza Dushku e ftuar në Shtëpinë e Bardhë, zbulon arsyen domethënëse, takohet me Biden

Të fundit nga

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se ka shpërthyer gypi kryesor që furnizon rrugën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri. Si pasojë, KRU “Mitrovica” thotë se kjo zonë mbetet pa ujë deri
ShkoLartë