Batuta e Ramës në Beograd: Verën më mirë ta prodhosh dhe ta pish me kujdes, se bashkohesh po bën sherr

min lexim

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ndarë të tjera momente nga panairi i verës “Wine Vision of the Open Balkans” në Beograd.

Në videon e publikuar në facebook janë momente nga vizitat e liderve të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Abazoviç nga Mali i Zi në stendat e prodhuesve shqiptarë të verës por jo vetëm.

E bukura e kësaj bote është se ka shumë shije të ndryshme.Sa më shumë shije të ndryshme, sa më ngjyra, sa më shumë larmi, aq më e plotë është jeta. Nuk jemi këtu për të thënë se kush është vera më e mirë. Çdo gjë ka të mirën dhe bukurinë e vet”.

Pyetjes nëse liderët e Open Balkan do të jenë më të bashkuar pas shijimit të verërave të ndryshme pasi Vuçiçnë një pjesë të fjalimit të tij tha se vera i bashkon më shumë njerëzit, Rama ju përgjigj.

“Vera është një gjë, e pira e verës është një gjë tjetër. Nuk është e thënë të pish shumë që të bashkohesh. Më mirë është që ta prodhosh, ta shijosh dhe të pish me kujdes se pastaj bashkohen por bëjnë sherr. Më mirë kështu”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mos e lini 1 shtatorin të ikë, pa bërë një gjë të bukur

Story i radhës

Fillon hartimi i planit të ri për trajtimin e personave të mbajtur në institucione të SHKK-së

Të fundit nga