Gazetari Baton Haxhiu vlerëson se nëse pas darkës Kurti-Krasniqi, Vetëvendosja nuk i shpallë zgjedhjet “do të ishte poshtërimi më i madh për PDK-në”.
“Edhe çka bëri PDK, ditën e hënë ia shpëtoi javën dhe kohën kryetarit të qeverisë…Si është e mundur që shkon në darkë në ditën kur duhej me u folë për Këshillin e Europës, kjo është gabimi e keqja pse ka ndodhë”, tha Haxhiu në Pressing.
“E keqja prap është nëse Vetëvendosja nuk i shpallë zgjedhjet. A e din cili është poshtërimi më i madh i PDK-së? Mos me ja shpallë zgjedhjet”, shtoi Haxhiu.
“Ky poshtërim që ia bën PDK-së i shkon prej atij që e ka themelu deri tek ai i vogli”, u shpreh Haxhiu.