Brigjet e Perusë, Ekuadorit dhe Kilit u goditën nga dallgë të forta të baticës. Si pasojë humbën jetën tre persona si dhe shumica e porteve peruane u mbyllën. Valët tejkaluan katër metra në Peru dhe dy në Ekuador, sipas autoriteteve të dy vendeve.
Kreu i sekretariatit të menaxhimit të rrezikut të Ekuadorit, Jorge Carrillo, foli gjatë një interviste për një fenomen “ekstrem” dhe paralajmëroi se ato mund të rishfaqen në përputhje me rrethanat në të ardhmen.
“Fatkeqësisht, ne regjistruam dy vdekje , të dyja në Manda (jugperëndim)“, shtoi ai.
Përveç kësaj, sipas Marinës Kiliane, një 30-vjeçar vdiq në pjesën veriore të vendit, në një plazh në qytetin Iquique, ku qytetarëve u ishte ndaluar të notonin dhe ishte paralajmëruar për dallgë të larta, të cilat do vazhdojnë deri të martën.
Në brigjet e Perusë, 31 peshkatarë të bllokuar në det u shpëtuan nga marina dhe u dërguan në qytetin e Tumbes (në veriperëndim), sipas shtypit.
Sipas një paralajmërimi të lëshuar të premten, batica pritet të zgjasë deri të mërkurën, 1 janar, duke prekur disa zona, nga veriu në jug.
Burimi: botasot.info