Llapi është mposhtur në shtëpi në xhiron e 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Batatinës humbi në “Zahir Pajaziti” nga Dukagjini, me rezultat 1:2.
Pas ndeshjes është prononcuar kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, duke thënë: “Mendoj se bëm një gabim në pjesën e parë, pranuam një gol të cilin faza e mbrojtjes nuk duhet ta lejojë.
Në pjesën e parë nuk patëm raste, nuk krijuam shumë. Në mesjavë, skuadra harxhoi shumë energji ndaj Gjilanit. Ka qenë periudhë me katër ndeshje pa ndërprerë, në mesjavë e fundjavë. Kjo ka ndikuar në ndeshje.
Kemi pasur edhe mungesa që ndihmoi të mos kemi sukses. Në pjesën e dytë ndryshova taktikisht, u munduam ta bënim maksimumin, nuk shënuam me Shillovën e Veliun.
Golin e dytë e pranuam pa nevojë. Kemi mundur të marrim rezultat pozitiv, por nuk ishte dita e Llapit. Llapi është ende në garë për Kupë dhe Evropë po ashtu”.